Browse

Article 1 min read

Mesazhi i papritur i Mimoza Ahmetit pas fitores në 'Ferma VIP'

Share Post

Pas triumfit në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka ndarë një reagim plot emocione në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin dhe falënderimin e saj për publikun që e ka përkrahur përgjatë gjithë rrugëtimit në spektakël.

“Uaaaaa moj mami e fitovaaaa”, ka shkruar ajo e përfshirë nga entuziazmi, duke shtuar edhe një detaj nga paraqitja e saj në natën finale.

Në mesazhin e saj, Ahmeti thekson se i duhen disa ditë për t’i falënderuar të gjithë ata që e bënë këtë eksperiencë të paharrueshme, ndërsa falënderimin e parë ia dedikon publikut:

Ju jeni të parët, publiku fantastik, që më deshët e kuptuat. Ju du, ju du, ju du”.

Mimoza Ahmeti, e njohur si një nga figurat më të spikatura të kulturës shqiptare, ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat rozë pas fitores së saj në reality show-n “Ferma VIP”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/