Browse

Article 1 min read

Nora dhe Roberti bashkë në Paris, çfarë po ndodh?

Share Post

10:18 | 17 Qershor 2026

Ish-çifti i njohur, Nora Istrefi dhe Roberti Berisha, janë bërë sërish kryefjalë, kësaj here për shkak të një udhëtimi të përbashkët në Paris.

Ata po shijojnë pushime në kryeqytetin francez në shoqërinë e vajzës së tyre, Renee, duke ndarë momente të bukura nga vizitat e tyre.

Pavarësisht se kanë vite që janë ndarë, dyshja po vazhdon të dëshmojë se kur bëhet fjalë për mirëqenien dhe lumturinë e vajzës së tyre, ata mbeten prindër të mrekullueshëm dhe të përkushtuar.

Kjo nuk është hera e parë që ish-çifti vendos të realizojë pushime të përbashkëta për hir të Renee.

Ata vazhdojnë të mbajnë një marrëdhënie korrekte dhe të shëndetshme, duke e vendosur gjithmonë vajzën e tyre në qendër të vëmendjes, një shembull ky që po vlerësohet shumë nga ndjekësit e tyre.