Browse

Article 1 min read

A do të japë dorëheqje Lushtaku? Thashethemet për koalicion që trazojnë emocionet

Share Post

Kreu i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga pozita e tij nëse partia e tij arrin marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se një koalicion i tillë është i papranueshëm për të, duke kritikuar diskursin politik të LVV-së.

Nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidhë koalicion me LVV-në unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj”, ka deklaruar Lushtaku.

Sipas tij, PDK-ja nuk duhet të bashkëpunojë me “një subjekt politik që gjuhën helmuese e ka në rend të parë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/