Browse

Article 1 min read

Nuk kaloi pa vëmendje: Aktorja shqiptare në qendër të vëmendjes sot

Share Post

Aktorja e dashur Djellza Dema, po përjeton gëzimin më të madh në jetën e saj. Ditën e sotme, ajo është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë.

Lajmi i ëmbël u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga partneri i saj, ku aktorja shihet në shtratin e spitalit me të porsalindurin në krahë, e rrethuar nga dashuria.

Në mbishkrimin e fotos ku zbulohet edhe emri i vogëlushit, shkruhet: “Mirë se erdhe në këtë botë GJIN DUSHI, të duam pafund.”

Djellza Dema, e cila ka rrëmbyer zemrat e publikut me rolet e saj, nis kështu një kapitull të ri e plot emocion. Ne i urojmë jetë të gjatë e të lumtur vogëlushit Gjin dhe prindërve të rinj!

Urime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu