Article
•
•
1 min read
Tragjedia në Gjilan: 11-vjeçari humb jetën pas aksidentit me trotinet elektrik
Një fëmijë ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga Gjilani, Mejdi Deliu, ku po merrte trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra në një aksident me trotinet elektrik..
Ngjarja kishte ndodhur më 8 qershor 2026 në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan, ku i mituri ishte rrëzuar gjatë ngasjes së trotinetit elektrik dhe kishte pësuar lëndime serioze.
Pas disa ditësh trajtimi në QKUK, më 20 qershor 2026 është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i të miturit u është dorëzuar familjarëve për ceremoninë e varrimit.
