Juli në Alba Festival: Detaji që tërhoqi gjithë vëmendjen
Ish-banorja e njohur e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, po bëhet nënë për herë të parë.
Juli po përjeton periudhën më të bukur të jetës së saj, duke qenë në një pritje të ëmbël që po e mban me shumë diskreticion dhe larg syrit të publikut.
Megjithatë, ajo nuk ka shpëtuar pa u vënë re gjatë fundjavës në “Alba Festival” në Zvicër.
Siç shihet edhe në fotografinë ekskluzive të siguruar nga Prive By Liberta Spahiu, Juli është fotografuar në ambientet e festivalit e veshur me të zeza, ku barku i saj i rrumbullakosur tashmë duket qartë.

Kujtojmë se Juli është në pritje të binjakëve. Ajo do të sjellë në jetë një djalë dhe një vajzë. Gjinia e foshnjave është mësuar vetëm pak ditë më parë, duke plotësuar kështu dëshirën e saj për t’u bërë nënë e dy fëmijëve menjëherë.
Nga foto lirisht mund të themi se shtatzënia i paska hije shumë Julit. /Prive By Liberta Spahiu