Browse

Article 1 min read

Agonia e një Nëne: Ndarja Zemërthyese nga Autoritetet Suedeze

Share Post

Rasti i Stina Loodh ka përfunduar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi nëna e saj pretendon se autoritetet suedeze kanë shkelur të drejtat e tyre pas largimit të vajzës nga familja dhe vendosjes së saj në kujdestari.

Kjo temë u diskutua në emisionin “Kosova Today” me Anna Karolina Loodh, gruas që iu mor fëmija nga autoritetet suedeze, transmeton Klankosova.tv.

“Jam një nënë e katër fëmijëve. Stina, vajza më e vogël, ka qenë fëmija që është ndarë nga unë para tri vjet e gjysmë. Kjo nuk ka filluar nga Stina, ka filluar nga ish-bashkëshorti im që mundohej të më ndante nga të gjithë fëmijët e mi”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Ndër të tjera, Anna Loodh bën të ditur se vajzën ia kishin marrë me dhunë.