Dasma Sekrete e Besa Tafarit që Habit Të Gjithë
Dashuria nuk pyet për zhurmë mediatike, dhe kur gjërat mbahen në privatësi të plotë, fundi është shpesh një surprizë e ëmbël. Një ngjarje e tillë e bukur sapo ka ndodhur në showbiz-in tonë, duke kapur në fshehtësi të plotë ndjekësit dhe mediat rozë, të cilat nuk kishin dëgjuar asnjë thashethem paraprak.
Bëhet fjalë për Besa Tafarin, këngëtaren dhe motrën e Dafina Zeqirit, e cila i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni mjaft private. Pa asnjë paralajmërim, Besa ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram sekuenca nga dita më e rëndësishme për të.
Përmes videove dhe fotove, ajo zbuloi një atmosferë mjaft të këndshme dhe të kuruar në çdo detaj, ku dekorimi i veçantë dhe pamja e saj si nuse morën gjithë vëmendjen.
Pranë saj në çdo sekondë të festës ishte partneri i saj, Carl Johane. Ndonëse ai ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe nuk është fytyrë publike, dyshja shfaqet në një harmoni të plotë duke kërcyer dhe shijuar momentin. Historia e tyre nisi zyrtarisht me një fejesë më 28 maj të vitit 2024, dhe tashmë, pas dy vitesh, ata kanë hedhur hapin e madh drejt martesës.
Ky kurorëzim vjen në një moment mjaft të bukur për artisten. Kujtojmë që pak javë më parë, Besa foli për herë të parë në Prive By Liberta Spahiu për jetën dhe karrierën e saj, duke u treguar shumë e hapur me publikun. Ne i urojmë çiftit një jetë të gjatë, plot lumturi dhe harmoni në këtë kapitull të ri. /Prive By Liberta Spahiu