Browse

Article 1 min read

Shkumbin Istrefi prek me mesazhin për motrën e ndjerë

Share Post

09:33 | 23 Qershor 2026

Aktori kosovar Shkumbin Istrefi ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke përkujtuar motrën e tij të ndjerë, Vjosën, në përvjetorin e ndarjes së saj nga jeta.

Në postimin e tij të shkurtër, ai ka shkruar: “4 vjet pa ty”, një shprehje e thjeshtë por shumë domethënëse, që ka përcjellë mall dhe dhimbje të thellë, shkruan Indeksonline.

Ky postim ka marrë shumë reagime mbështetëse nga ndjekësit, të cilët i kanë shprehur ngushëllime dhe fjalë kurajoje aktorit për humbjen familjare.

Mesazhi i tij ka prekur publikun, duke reflektuar lidhjen e fortë familjare dhe kujtimin e vazhdueshëm për të ndjerën.