Article
•
•
1 min read
Dasmë që i preku të gjithë: Gjesti i çiftit që po komentohet

Një çift i ri në Turqi vendosi ta shndërrojë ditën e martesës së tyre në një festë humanizmi dhe solidariteti.
Në vend që të pranonin dhurata tradicionale si para apo ar, M. dhe F. Ç. ftuan 100 fëmijë jetimë që të ishin mysafirët kryesorë në dasmën e tyre.
Ata u kërkuan të afërmve dhe miqve që dhuratat t’i zëvendësonin me lodra, veshmbathje dhe ndihma të tjera për fëmijët në nevojë.
Kjo nismë e veçantë e ktheu ceremoninë e dasmës në një ditë plot buzëqeshje, vallëzim dhe lumturi për fëmijët, të cilët rrallë kanë mundësinë të përjetojnë momente të tilla.
Gjesti i çiftit është vlerësuar gjerësisht, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm se dashuria bëhet edhe më e bukur kur ndahet me të tjerët.