Article
•
•
1 min read
Dokumentari i Xhuli Nurës për IVF: Detaji që po komentohet nga të gjithë
26.06.2026 20:51 26.06.2026 20:51
Në Prishtinë po mbahet premiera e dokumentarit të Xhuliana Nurës për shtatzëninë me IVF.
Dokumentari trajton rrugëtimin e Xhulit si dhe përvojën e saj me shtatzëninë përmes IVF.
Xhuli Nura, e njohur nga edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, sipas raportimeve, është në pritje të binjakëve, një djalë dhe një vajzë, ndërsa gjinia e foshnjave është zbuluar së fundmi, duke plotësuar një dëshirë të saj për t’u bërë nënë e dy fëmijëve njëkohësisht.
Ndryshe, në shfaqjen e këtij dokumentari po marrin pjesë shumë figura publike, përfshirë Gresa Gashin, Shendrit Lumin, Mbresën, si dhe gazetarë e biznesmenë. /Klankosova.tv
Dëshironi të njoftoheni për lajmet më të rëndësishme të ditës nga Klan Kosova?



