Browse

Article 1 min read

Tronditje në Dragash: Ngjarja e Papritur që Tronditi Fshatin

Share Post

09:24 | 30 Qershor 2026

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e 29 qershorit në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit, pas një përleshjeje mes disa personave.

Viktima dyshohet të jetë imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 23:15, kur njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë hasur një person të shtrirë në tokë, i cili dyshohej se kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Ekipi mjekësor nga QKMF Dragash ka konstatuar vdekjen e viktimës, të identifikuar si G.T., 47 vjeç nga Zlipotoku i Dragashit.

Si i dyshuar për rastin është identifikuar B.H., 40 vjeç nga i njëjti fshat, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka nisur veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

“Më datë 29.06.2026, rreth orës 23:15, policia është njoftuar përmes telefonit se në fshatin Zlipotok, komuna e Dragashit, kishte ndodhur një rrahje mes disa personave. Me arritjen në vendin e ngjarjes, patrulla policore ka gjetur një person të shtrirë në tokë. Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar me një mjet të mprehtë. Pas arritjes së ekipit mjekësor nga QKMF Dragash, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.T., mashkull rreth 47-vjeçar nga Zlipotoku i Dragashit. I dyshuari është identifikuar si B.H., mashkull 40-vjeçar nga Zlipotoku. I njëjti ndodhet në arrati, ndërsa që nga mbrëmja e kaluar policia është duke ndërmarrë veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Stacionit Policor në Dragash, komandanti i stacionit, si dhe është njoftuar Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren, të cilës më vonë i janë bashkuar edhe njësi të tjera policore. Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info