Browse

Article 1 min read

Pse Albin Kurti dhe Edi Rama po bien në sy gjithë kohës?

Share Post

Analisti Asdren Shala ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e sheh kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si një figurë që e eklipson në politikën shqiptare.
Sipas Shalës, Kurti e ka kthyer raportin me Ramën në një çështje personale dhe, sipas tij, kjo reflektohet edhe në zhvillimet politike. Ai pretendoi se Kurti “xhelozon sukseset e qeverisë shqiptare” dhe se kjo ndikon në qëndrimet e tij ndaj Tiranës.
“Kurti e ka personale me Ramën, e sheh si një figurë që e eklipson. Kurti xhelozon sukseset e qeverisë shqiptare”, u shpreh Shala gjatë një interviste televizive.