Browse

Article 1 min read

Kthesa Tronditëse: Çfarë Ndodhi me Hoxhën në Dragash?

Share Post

Gjatë së martës është vrarë me thikë hoxha Gazmend Tairovci nga fshati Zlipotok të Dragashit.

Në lidhje me këtë rast ka folur djali i agjës së tij, ku ka treguar se imami ishte kërcënuar edhe më herët nga i dyshuari.

“Përpara kurgjo, asnjë plagë nuk e ka pasur hoxha. E mrapa nja 20 herë, krejt shpinën e ka pas, edhe në qafë ka pas plagë. Kanë pas mosmarrëveshje më herët, amo hoxha e ka thirrë çdo herë policinë, çështja e pronës nuk ka qenë problem shumë i madh, hoxha e ka kositë një livadh, edhe ai ka thanë sana është e jemja, hoxha i ka thanë hajt merre pra, ai djali ka dashtë edhe kalin me i marrë hoxhës”, ka thënë ai.

Familari i imamit ka thënë se edhe banorët e tjerë janë kërcënuar në të kaluarën nga i njëjti person.

“Hoxha i ka lënë katër fëmijë, dy meshkuj ku i madhi është 19-vjeçar. Ai më ka kërcënuar edhe mua më herët e disa të tjerë. Ne njihemi si familje, se fshati nuk është shumë i madh, ne besojmë tek shteti i Kosovës në këtë rast”, është shprehur ai.