Browse

Article 1 min read

Njomza pishman për postimet e fëmijëve në rrjet

Share Post

Njomza dhe Rinori janë një prej çifteve më të njohur në rrjetet sociale, të cilët ndajnë vazhdimisht momente nga përditshmëria e tyre familjare.

Së fundmi, përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Njomza ka hapur zemrën dhe ka shpjeguar arsyen e fortë se pse kanë vendosur që të mos i postojnë më fëmijët e tyre në internet. Kjo temë, mjaft e diskutuar kohët e fundit, mori një përgjigje të sinqertë dhe të detajuar nga ana e saj, duke zbuluar arsye mjaft të forta dhe personale.

Njomza bëri të ditur se tashmë kanë marrë vendimin që as vajza, Aiyana, dhe as djali, Keyan, të mos shfaqen më me fytyrë në postimet e tyre në Instagram. Ajo madje pohoi se tani i vjen keq që e kanë bërë një gjë të tillë në të kaluarën, sidomos me vajzën e tyre më të madhe. Shkaku kryesor i këtij ndryshimi është dëshira për t’u respektuar privatësinë e fëmijëve të tyre që në moshë të vogël.

“Shumë më rehat jemi prej si nuk i postojmë më fëmijët në rrjete sociale. Nuk i postojmë më me fytyrë, dhe po ashtu jemi pishman që e kemi postuar vajzën. Tani ata e kanë privatësinë e tyre.”

Arsyeja konkrete që i shtyu drejt këtij vendimi ishin reagimet e njerëzve kur e njihnin vajzën, Aiyanën, në publik. Sipas Njomzës, njerëzit e ndalonin në rrugë, i flisnin dhe madje e përqafonin. Kjo gjë e bënte vajzën e vogël të ndihej e habitur, e shqetësuar dhe pa një kuptim të plotë të asaj që po ndodhte, duke u krijuar një situatë jo të këndshme për të.

“Kur e njihnin vajzën njerëzit i flisnin e përqafonin dhe vajza e vogël u habitte, nuk dinte, ndihej keq dhe kjo është arsyeja pse s’i postojmë më.”

/Prive By Liberta Spahiu