Article
•
•
1 min read
Mystery Deepens: Young Man Vanishes on Batllava Lake Boat Trip
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Liqenin e Batllavës, ku u raportua fundosja e një personi.
Janë bërë më shumë se gjashtë orë prej kur viktima dyshohet se ra nga varka në ujë.
Burime të IndeksOnline pohojnë se i riu në fjalë, në të 20-tat, është Lirim Ruhani, nga fshati Prapashticë.
Sipas informacioneve të deritanishme, ai dyshohet se ka renë në ujë gjatë një shëtitjeje me varkë, ndërsa ekipet e Policisë së Kosovës dhe njësitet e kërki- shpëtimit po vazhdojnë operacionin intensiv për gjetjen e tij.