Article
•
•
1 min read
Çfarë ndodhi në Suharekë? Historia tragjike e 25-vjeçarit që tronditi të gjithë
Sinjali mëson se Fatlind Bajselmani, rreth 25-vjeçar është i riu që humbi jetën tragjikisht në zonën e Staneve të Bukoshit, mbi fshatin Delloc të Suharekës, pasi dyshohet se u godit nga rrufeja.
Sipas informacioneve, ai kishte dalë në pyll së bashku me familjarët për të prerë dru, kur u godit nga rrufeja. Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar drejt emergjencës, mjekët vetëm konstatuan vdekjen e tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!