Ardian Krasniqi gjen dashurinë, kush është vajza misterioze?
Një nga meshkujt më hot shqiptar nuk është më single!
Bëhet fjalë për kampionin e boksit, Ardian Krasniqi. Ndërkohë që të gjithë po flasim për rrugëtimin e tij fantastik dhe meçet, vëmendja e tij jashtë ringut sapo u kap nga dikush tjetër.
Lajmi që po bën xhiron e mediave gjermane zbulon se Ardiani, 29 vjeçar ka nisur një lidhje dashurie me gjyqtaren gjermane të ringut, 25 vjeçaren Karoline Pütz. Dyshja e re është kthyer në kryefjalën e skenës së boksit atje.
Ata u njohën fillimisht në një meç në Shtutgart dhe gjithçka duket se ka nisur shumë natyrshëm, raporton Prive By Liberta Spahiu.
Në përballjen e rëndësishme të Ardianit kundër kroatit Vinko Zadro, Karoline e la rolin e saj zyrtar dhe u ul në rreshtin e parë në Ludwigsburg, thjesht si një shikuese për të bërë tifo për partnerin e saj.
Ajo ka treguar për gazetarët gjerman se Ardiani është shumë i besueshëm dhe një njeri tek i cili mund të mbështetesh gjithmonë.
Por, a kemi një fejesë në horizont? Siç raporton Bild, për momentin jo. Bukuroshja ka theksuar se prioriteti kryesor i tyre tani është karriera dhe synimi i madh i Ardianit për t’u shpallur kampion bote.
@prive.libertaspahiu Jo më single! Boksieri i njohur shqiptar gjen dashurinë, kjo është vajza që i ka marrë zemrën