Browse

Article 1 min read

Solidaritet Historik: Shqiptarët Bashkohen për Djalin e Protestuesit

Share Post

Një valë e jashtëzakonshme solidariteti ka përfshirë shqiptarët kudo në botë pas arrestimit të Altin Hilës, protestuesit që u bë i njohur duke marrë pjesë për 32 ditë me radhë në protestat para Kuvendit, shpeshherë i shoqëruar nga djali i tij i paralizuar.

Arrestimi i tij solli reagime të shumta në rrjetet sociale, gjë që shtyu të afërmit të hapnin një fushatë ndihme në platformën “GoFundMe” për t’i ardhur në ndihmë familjes në këtë moment të vështirë.

Përgjigjja e qytetarëve ka qenë historike. Për vetëm 14 orë nga hapja e fushatës, shqiptarët kanë arritur të mbledhin një shpërblim prej mbi 113,000 eurosh, duke iu afruar me shpejtësi qëllimit fillestar të vendosur në platformë. Ky kontribut masiv tregon mbështetjen e madhe ndaj kauzës së tij dhe vështirësive me të cilat përballet familja.

Në apelin e publikuar fillimisht nga familjarët thuhej se kjo mbledhje fondesh u nis në shenjë solidarizimi për atdhedashësin Altin Hila, për të lehtësuar sadopak situatën e tyre familjare. Ndërkohë që ai vazhdon të mbahet në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë, jashtë tij kanë vijuar protestat e qytetarëve që kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm.

Qytetarët shprehen se “shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë” dhe se kjo ndihmë po bën atë që shpeshherë institucionet nuk e bëjnë dot. Kontributet vazhdojnë të rriten minutë pas minute. /Prive By Liberta Spahiu

https://gofund.me/79da923f8