Browse

Article 1 min read

Dy Të Rinj të Ndalohen në Prishtinë: Detaji që Bie në Sy

Share Post

Dy të mitur kanë përfunduar në Polici mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit u janë gjetur armë të ftohta dhe armë zjarri, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Eduard Lir”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar dy të miturit me inicialet B.I. rreth 16 vjeç dhe E.C. rreth 16 vjeç.

Gjatë kontrollit trupor, te B.I. është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit “Zoraki”, kalibër 7.65 mm, ndërsa te E.C. është gjetur një thikë.

Të dy janë shoqëruar në Stacionin Policor “Veriu”, ku janë intervistuar në praninë e prindërve dhe avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për të mitur, rasti është iniciuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Ndaj të miturit B.I. është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa E.C. është liruar në procedurë të rregullt.

Arma dhe thika janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/