Çfarë po “gatuajnë” Londrimi dhe Kushtrimi këtë verë?
02.07.2026 11:27 02.07.2026 11:27
Dy ish-banorë të Big Brother VIP Kosova, Londrimi dhe Kushtrimi, pritet të sjellin projekte të reja muzikore gjatë kësaj vere.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Agon Rexhepi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, i cili shtoi se ende nuk është e qartë nëse dyshja do të sjellë një bashkëpunim muzikor apo projekte të ndara, por theksoi se të dy kanë treguar sukses në fushën e muzikës.
“Dy banorë të Bigut po vijnë me këngë. Po tash s’mund ta kuptoj nëse kënga është bashkë, në bashkëpunim apo janë vetëm. Pra, fjala është që Londrimi edhe Kushtrimi janë duke përgatitur diçka gjatë kësaj vere, projektet e tyre”, u shpreh Rexhepi.
Sipas tij, Londrimi ka pasur sukses me albumin e tij, ndërsa edhe Kushtrimi ka ndjekur rrugën e projekteve muzikore me rezultate pozitive./Klankosova.tv
Dëshironi të njoftoheni për lajmet më të rëndësishme të ditës nga Klan Kosova?
