Browse

Article 1 min read

Adri dhe Iliriana ndezin kuriozitetin: Çfarë po planifikojnë?

Share Post

TB

Ora Info user · July 4, 2026 · Uncategorized

Pas suksesit të këngës së tyre të fundit “Boll keq”, çifti i njohur i estradës, Adri dhe Iliriana, nuk kanë ndërmend të ndalen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, dyshja ka bërë të ditur se janë gati për të sjellë një tjetër këngë të re.

“Shumë shpejt…”, ka qenë përshkrimi i shkurtër që ka shoqëruar videon e tyre, duke ndezur menjëherë kuriozitetin e ndjekësve.

Ky projekt i ri vjen fiks në kulmin e sezonit të verës, një periudhë tejet e rëndësishme për artistët shqiptarë. Me nisjen e sezonit të dasmave dhe ahengjeve familjare, agjenda e Adrit dhe Ilirianës premton të jetë më e ngarkuar se kurrë. Kënga e re pritet të jetë një sukses i garantuar që do të shoqërojë publikun në çdo festë përgjatë këtyre muajve.

Ky paralajmërim ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente mbështetëse nga kolegët e estradës dhe fansat, të cilët po presin me padurim datën zyrtare të publikimit.