Browse

Article 1 min read

Ngjarja te Shtëpia 'Orenda': Pse po flitet për Aurona Pelajn

Share Post

13:52 | 6 Korrik 2026
E.G

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Në seancën e sotme trupi gjykues e ka dënuar dy vjet e tre muaj burgim Aurona Pelajn.

Kurse dy zyrtaret e tjera që kanë qenë të akuzuara për këtë rast, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, janë shpallur të pafajshme.

Në këtë seancë nuk kanë qenë të pranishme tri të akuzuarat.