Fjalët tronditëse të drejtoreshës: Pse po flitet kaq shumë?
Voxpress:
12 Korrik 2026, 11:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fier
Nëna e një prej vajzave të cilat dhunuan një 17-vjeçare para pak ditësh, ka kërkuar që e bija të kurohet.
Ajo është shprehur se problemet me vajzën e saj kanë nisur që prej një viti dhe se kjo ka ndikuar edhe në arsimimin e saj, pasi janë larguar e kanë larguar nga shkolla.
“Nuk dimë asgjë për gjendjen e vajzës, ndaj jam shqetësuar shumë sepse nuk kam asnjë informacion për analiza apo të tilla. E kam takuar 2 herë vajzën në spital. Vajza nuk kishte rroba të reja apo telefon, vetëm ato që i blinim ne. Kur vinte në shtëpi në orët e para të mëngjesit nuk më tregonte ku ishte, më thoshte isha me shoqe. Shoqet e vajzës nuk i njihja as prindërit e tyre. I njoha në polici.
Me prindërit e vajzës së rrahur nuk kam pasur fare kontakt. Ne kemi 1 vit që kemi shkuar në polici disa herë. Në shkollë vajza nisi të ketë shqetësime. Drejtoria e shkollës na nxorri jashtë ne si prindër dhe vajzën, na tha zhdukeni jashtë. Psikologia qeshte me ne. Vajzën e çuam në një shkollë tjetër por ajo nuk pranonte. Vajza e ka denoncuar edhe babanë për dhunë. Unë kërkoj kurim të plotë për vajzën si dhe dua informacione për gjendjen e saj”, u shpreh ajo.
Video