Browse

Article 1 min read

Fotografia e Rrallë e Shkurte Fejzës dhe Shyhrete Behlulit: Çfarë i Mban Larg?

Share Post

TB

Ora Info user · July 10, 2026 · Uncategorized

Një fotografi e vjetër, ku shihen bashkë Gili, Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli gjatë një koncerti, ka rikthyer nostalgjinë te publiku shqiptar.

Në kohën kur ndanin skenën në mbrëmje muzikore e koncerte anembanë trojeve shqiptare, tri këngëtaret ishin ndër emrat më të dashur të muzikës popullore, raporon ORAinfo.

Veçanërisht Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli, të njohura si “bilbilat e Mushtishtit”, kanë lënë pas një numër të madh bashkëpunimesh që vazhdojnë të dëgjohen me shumë dashuri edhe sot.

Megjithatë, prej disa vitesh është raportuar se Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli nuk komunikojnë më me njëra-tjetrën, ndërsa raportet mes tyre kanë mbetur të ftohta.

Pavarësisht kësaj, këngët e realizuara nga dy artistet mbeten pjesë e pandashme e muzikës shqiptare dhe vazhdojnë të jenë ndër më të pëlqyerat nga publiku, duke dëshmuar suksesin dhe ndikimin që kanë lënë ndër vite në skenën muzikore. /ORAinfo/