Browse

Article 1 min read

Çfarë ndodhi në Pejë? 46-vjeçari i plagosur dhe i dyshuari në arrati

Share Post

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në lagjen “Milet Bahçe” në Pejë, ku një person dyshohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Siç mëson Sinjali, i plagosuri është Suad Kelmendi 46-vjeçar, nga Peja, i cili pas plagëve të marra është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht ndodhet duke u operuar.

Rasti është raportuar në orë 22:30, ndërsa pas të shtënave në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Njësitet hetimore janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/