Browse

Article 1 min read

Daçiçi mbron me forcë: Çfarë fshihet pas deklaratës së diskutueshme të ministres serbe?

Share Post

Rajon

news image

sinjali

Sinjali.com

14 Korrik 2026 15:19


Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka dalë në mbrojtje të ministres së Administratës Shtetërore, Snezhana Paunoviq, pas deklaratës së saj se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.

Duke reaguar ndaj kritikave që pasuan këtë deklaratë, Daçiq i cilësoi reagimet si të turpshme dhe hipokrite, ndërsa mbrojti publikisht ministren serbe.

Paunoviq, në një intervistë për “Kurir”, deklaroi se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë. Pavarësisht kritikave, Daçiq e ka cilësuar të turpshëm dhe hipokrit reagimin ndaj saj.

“Dua të them se është e turpshme që deri tash asnjëherë s’kam dëgjuar fjalë nga politikanë të brendshëm që dënojnë spastrimin etnik të serbëve nga Kosova. Në kushtet ku edhe sot kemi emigrim të detyruar të serbëve nga Kosova, ndryshim të strukturës etnike, për të mos e përmendur presionin shekullor, emigrimin dhe dëbimin e serbëve nga Kosova, ende njerëzit flasin për këtë në Serbi dhe na akuzojnë për gjoja spastrim etnik në Kosovë”, ka thënë Daçiq, duke theksuar se po reagon në cilësinë e zëvendëskryeministrit të Serbisë.

Sipas tij, nga Kosova janë dëbuar 240 mijë serbë në vitin 1999 dhe më pak se 10 mijë prej tyre janë kthyer, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Daçiq ka përsëritur gjithashtu pretendimin e tij se historikisht “Kosova ka qenë territor i Serbisë”.

“Dhe tani Snezhana Paunoviq është fajtore për spastrim etnik? Turp. Ajo ka thënë të gjithë ata që nuk e ndiejnë Serbinë duhet të rikthehen në vendin e tyre të origjinës, shtetin e Shqipërisë. Çfarë lloji i spastrimit etnik është ky kur ka më pak serbë se që ka shqiptarë? Si mund të jetë kjo? Epo Holokausti nuk përfundoi me më shumë hebrenj sesa para Holokaustit. Pra është legjitime të ndiqen dhe të vriten serbët, të thuhet se serbët duhet të largohen, të dëbohen serbët dhe nuk është legjitime të thuhet diçka në mbrojtje të Serbisë”, ka thënë Daçiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/