Browse

Article 1 min read

Detaji i papritur që zbuloi Korenica pas fushatës për Urtinën

Share Post

TB

Ora Info user · July 15, 2026 · Uncategorized

Ish-deputeti Visar Korenica ka njoftuar se është siguruar e gjithë shuma e nevojshme për trajtimin e Urtinës, duke falënderuar të gjithë qytetarët që kontribuuan në fushatën humanitare.

Përmes një postimi në Facebook, Korenica shprehu mirënjohje për solidaritetin e treguar, duke theksuar se fondet e nevojshme u mblodhën brenda pak orësh.

“Me zemër plotë mirënjohje e falënderim ju njoftojmë se shuma e nevojshme tashmë është mbledhur. Kjo është dëshmi e fuqisë së madhe njerëzore, shpirtërore dhe solidaritetit që treguat secili prej jush brenda pak orësh,” ka shkruar Korenica.

Ai tha se çdo kontribut, shpërndarje e apelit, mesazh dhe lutje ka pasur rëndësi të veçantë për familjen.

“Çdo kontribut ka qenë një hap drejt shpresës dhe mundësive të reja për Urtinën. Çdo mbështetje, çdo shpërndarje, çdo mesazh dhe çdo lutje ka pasur një vlerë të jashtëzakonshme për ne,” është shprehur ai.

Korenica falënderoi të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes në këtë periudhë, duke vlerësuar humanizmin dhe zemërgjerësinë e qytetarëve.

“Zoti ju shpërbleftë për çdo të mirë që keni bërë. Urtina ju falënderon nga zemra dhe ne lutemi që shumë shpejt ta shohim përsëri duke buzëqeshur, me shëndet dhe gëzim,” përfundon postimi i tij.