Browse

Article 1 min read

Plagosja e axhës nga nipi: Çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje tronditëse në Miradi?

Share Post

Siguri

news image

sinjali

Sinjali.com

15 Korrik 2026 22:40


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Siç mëson Sinjali nga burimet e veta, i plagosuri është Ibush Gjyrevci, ndërsa dyshohet se ndaj tij ka shtënë nipi i tij, Fidan Gjyrevci.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, kur Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një plagosje në këtë fshat. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dyshohet që ngjarja ka ardhur pas një përplasjeje mes familjarëve, ndërsa rrethanat e sakta që kanë çuar deri te përdorimi i armës ende nuk janë bërë të ditura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet hetimore dhe krimteknika, të cilat kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë mbledhur prova materiale për zbardhjen e rastit.

Me urdhër të prokurorit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e përgjegjësisë penale.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/