Browse

Article 1 min read

Tragjedi në Komoran: Çfarë ndodhi me të renë?

Share Post

Siguri

news image

sinjali

Sinjali.com

21 Korrik 2026 09:28


Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen e një 24-vjeçareje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të nënkalimit për këmbësorë në fshatin Komoran, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është R.R(24-vjeç).

Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka ndodhur më 21 korrik, rreth orës 05:30, kur një veturë me targa vendore, për rrethana që ende nuk janë sqaruar, dyshohet se ka shkaktuar vetaksident.

Si pasojë e përplasjes, Rea Raka ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Sipas informacioneve të para, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Hetimeve të Aksidenteve, ekipet emergjente dhe njësitë e tjera kompetente policore, të cilat kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti po hetohet nga njësia përkatëse e Hetimeve të Trafikut, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Shkaqet e aksidentit mbeten objekt i hetimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/