Browse

Article 1 min read

Elijona e përfshirë nga lotët: Pllaka përkujtimore që flet shumë

Share Post

Ditën e sotme, nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, në qytetin e Sllavonski Brod është zbuluar një pllakë përkujtimore në nderim të dhjetë viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin rrugor më 25 korrik të vitit 2021.

Ceremonia ishte e mbushur me emocione të forta dhe dhimbje. Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka shpërndarë pamje prekëse nga dita e sotme, ku familjarët e viktimave shihen nën lot pranë pllakës përkujtimore, teksa nderojnë kujtimin e më të dashurve të tyre.

Në mesin e viktimave të kësaj tragjedie ishin edhe nëna dhe motra e Elijonës, ish-banores së Big Brother VIP Kosova. Vëllai i Elijones ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi prekëse pranë pllakës përkujtimore, ku shihet i përqafuar me të motrën në këto momente të vështira përkujtimi.

Kjo pllakë përkujtimore do të mbetet një simbol i përhershëm i dhimbjes, por edhe i respektit e solidaritetit për jetët e ndjera që u ndërprenë përgjysmë në këtë ngjarje të rëndë. /Prive By Liberta Spahiu