Browse

Article 1 min read

Ribashkimi i papritur i Leos dhe Lelës ngjall kuriozitet

Share Post

Pak javë pasi Prive By Liberta Spahiu publikoi pamje nga pushimet e përbashkëta të Leonardo Gashit dhe Lela Seferit, çifti i Big Brother VIP Kosova 3 tashmë duket se e ka zyrtarizuar rikthimin.

Lela është protagoniste në klipin e ri të Leos, i cili publikohet nesër në orën 18:00. Dyshja shfaqet së bashku në videon paralajmëruese, duke konfirmuar publikisht se raporti i tyre ka marrë një tjetër drejtim pas periudhës së ndarjes.

Pjesëmarrja e Lelës në projektin e ri muzikor të Leos vjen si konfirmimi më i qartë i ribashkimit të tyre, pas disa javësh aludimesh dhe paraqitjesh të përbashkëta larg vëmendjes së publikut.

/Prive By Liberta Spahiu