Browse

Article 1 min read

Çfarë ndodhi me veteranin e UÇK-së, Musli Krasniqi, jashtë vendit?

Share Post

Ka vdekur pas trajtimit jashtë vendit, Musli Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrrisë, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Re e KEK-ut, e cila përmes një njoftimi ka shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre.

Krasniqi ishte pjesëtar i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës gjatë luftës së UÇK-së.

“Musliu ishte pjesëtar i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës dhe do të kujtohet me respekt për kontributin e tij. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve. U prehsh në paqe, Musli. Kujtimi për ty do të mbetet gjithmonë në mesin tonë. Për kohën dhe vendin e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet nga sindikata.

IN PromoMarketing