Browse

Article 1 min read

Nuk kaloi pa vëmendje: Vdekja e Vezire Shabani Sejdiu ngjall reagime

Share Post

Ka ndërruar jetë Vezire Shabani Sejdiu, laborante në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e saj.

Sipas IKSHPK-së, Shabani Sejdiu ishte pjesë e QRSHP-së në Ferizaj që nga viti 2009, duke kontribuar për 17 vjet në punën laboratorike dhe në ruajtjen e shëndetit publik.

“Ajo do të kujtohet nga kolegët dhe institucioni për kolegialitetin, përkushtimin në punë dhe profesionalizmin e saj”, thuhet në njoftim.

IKSHPK dhe QRSHP Ferizaj kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën.

“U prehtë në paqe”, përfundon njoftimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/