Browse

Article 1 min read

Pse Kryeministri Maqedonas Injoron Sërish Himnin Shqiptar?

Share Post

Hristijan Mickoski dje ishte në Pustec në një vizitë zyrtare të tij, duke marrë pjesë në një festival, ndërsa për të dytën herë brenda pak kohësh nuk respektohet protokolli e shtetit.

Sipas udhëzimeve, në raste të tilla duhet të ekzekutohet himni kombëtar i vendit përkatës ai shqiptar e më pas ai maqedonas, raporton Top Channel.

Edhe dje nuk është ekzekutuar himni shqiptar por vetëm ai maqedonas.

Është ende e pakuptimtë përse kryeministri maqedonas këmbëngul të mos respektojë himnin shqiptar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë aq më tepër kur pjesëmarrës është edhe kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski, edhe pse fare ngjitur tyre shihet të jetë Edmond Themelko, ish kryetari i kësaj bashkie, organizator i këtij eventi të sotëm.

IN PromoMarketing