Browse

Article 1 min read

Elijona sfidon thashethemet nga plazhi: Detaji që nuk pritej

Share Post

Elijona ka reaguar sërish në rrjetet sociale, këtë herë përmes një postimi nga plazhi, ku shfaqet duke shijuar pushimet dhe rrezet e diellit.

Me një libër në dorë dhe pamjen e detit përballë, ajo ka zgjedhur t’u japë një përgjigje të drejtpërdrejtë zërave dhe aludimeve që së fundmi kanë qarkulluar për jetën e saj private.

“Duke i shpëtuar thashethemeve, përmendjes së emrave dhe historive… ndërsa disa njerëz ende përpiqen të ndërtojnë vëmendjen e tyre nga e jona”, ka shkruar ajo në anglisht.

Për të shmangur çdo keqkuptim, Elijona ka shtuar edhe një shënim të shkurtër në shqip: “Jam në deti me familje”.

Ky reagim vjen pas aludimeve të fundit për raportin e saj me Klodin, ndërsa Elijona duket se ka vendosur t’i lërë thashethemet pas dhe të shijojë pushimet pranë familjes së saj.