Browse

Article 1 min read

Pse Më Le Vetëm? Mesazhi Prekës i Bashkëshortes pas Aksidentit Tragjik

Share Post

Për vdekjen e 38-vjeçarit Sherif Hoti, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë të së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Medina Curri Hoti.

Ajo ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të saj të dashur.

“Pse bre shkove e më le vetëm. Sot u shua një pjesë e shpirtit tim. Nuk po gjej fjalë për dhimbjen që ma le pas. Do të më mungosh çdo ditë të jetës. Pusho i qetë, shpirti im. Zoti të mëshiroftë e të faltë Xhenetin”, ka shkruar ajo.

Sipas familjarëve, varrimi i Sherif Hotit do të bëhet sot, duke filluar nga ora 18:00, në fshatin Bradash të Podujevës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/