Browse

Article 1 min read

Vajza e Rexhep Selimit zbulon dëshirën e familjes para vendimit në Hagë

Share Post

Ersa, vajza e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimit, ka folur për pritjet e familjes së saj para shpalljes së vendimit përfundimtar në Hagë.
Ajo ka treguar se një prej dëshirave të saj është që, pas kthimit të babait në Kosovë, familja të vizitojë Junikun.
“Si të kthehet babi, kemi me shku në Junik”, është shprehur Ersa.
Duke folur për mënyrën se si trajtohet lufta e UÇK-së në arsim, ajo ka theksuar gjithashtu se në librat e historisë, sipas saj, nuk ka shumë informacion për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Deklaratat e Ersës vijnë në një periudhë të rëndësishme për familjen Selimi, teksa në Hagë pritet vendimi përfundimtar në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së