Rovena: Gruaja që po sjell shpresë për familjet në Shqipëri

Për shumë gra, rruga drejt mëmësisë nuk është gjithmonë e lehtë, por përkushtimi, profesionalizmi dhe mbështetja e duhur mund ta bëjnë të mundur edhe atëherë kur shpresat duken të zbehta.
Në një intervistë të veçantë, Rovena ka rrëfyer për punën e saj si Koordinatore Mjekësore për pacientët shqiptarë që përballen me sfida të fertilitetit.
Me mbi 11 vite përvojë në këtë fushë, ajo është kthyer në një pikë mbështetjeje për shumë çifte gjatë gjithë procesit të trajtimit.
Rovena kujdeset që pacientët të ndihen të informuar, të mbështetur dhe të shoqëruar në çdo hap të rrugëtimit të tyre drejt prindërimit.
Eksperienca e saj e veçantë përfshin edhe raste të ndërlikuara, si humbjet e përsëritura të shtatzënisë, problemet gjenetike dhe infertilitetin mashkullor.
Përveç anës profesionale, ajo vlerësohet për komunikimin e qartë, përkushtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj çdo pacienti, duke vendosur gjithmonë në plan të parë privatësinë dhe konfidencialitetin.
Një nga historitë më emocionuese është ajo e Safete Metajt nga Klina, e cila pas shumë sfidave arriti të bëhet nënë në moshën 50-vjeçare.
Sot, ajo gëzon bekimin e një vajze, një ëndërr e realizuar falë trajtimit dhe mbështetjes profesionale në Qipro, me ndihmën e Dr. Rovenës.
Historia e Safetes është një mesazh shprese për shumë gra që përballen me vështirësi në rrugën drejt mëmësisë, se ndonjëherë ëndrrat më të mëdha kërkojnë vetëm përkushtim, durim dhe mbështetjen e duhur.
https://www.facebook.com/watch/?v=2273980290021264