Babai i Edi Kuçit thyen heshtjen: Pse ky incident tronditës nuk mund të neglizhohet
Arsim Kuçi, babai i Eduart Kuçit, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të videos që u bë virale në rrjetet sociale, në të cilën djali i tij shihet duke u dhunuar nga Jozefin Marku.
Në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, ai deklaroi se familja e ka përjetuar shumë rëndë ngjarjen dhe se aktualisht nuk është i gatshëm të flasë më gjatë në media.
“E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë”, deklaroi ai.
Kuçi sqaroi gjithashtu se postimet që po qarkullojnë në rrjetet sociale nuk janë publikuar prej tij dhe as me iniciativën e tij.
“Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem i pranishëm në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë”, shtoi Arsim Kuçi.
Reagimi i tij vjen pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, të cilat kanë nxitur reagime të shumta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!