Browse

Article 1 min read

Pse po flitet kaq shumë për projektin e ri të Adri dhe Ilirianës?

Share Post

Dasma e Erza Ramukës, e cila mori vëmendje të madhe në rrjete sociale, ka sjellë edhe një projekt të veçantë muzikor nga Adri dhe Iliriana.

Dyshja kishin përgatitur këngën “Qika jem” posaçërisht për dasmën e Erzës, ndërsa pjesë nga projekti kishin zgjuar menjëherë interesin e publikut.

Pas kërkesave të shumta për versionin e plotë, kënga tashmë është publikuar zyrtarisht në YouTube.

Projekti mban titullin “Qika jem (Dasma e Erzes)”, ndërsa për tekstin dhe muzikën është kujdesur Kreshnik Avdiu, me orkestrimin nga Arti Rec dhe videon nga Joy.

Kështu, një prej momenteve muzikore që shoqëroi dasmën e shumëkomentuar tashmë është kthyer në një projekt të plotë, të cilin Adri dhe Iliriana e kanë sjellë edhe për publikun e gjerë. /Prive By Liberta Spahiu