Browse

Article 1 min read

Pse u mbyll hoteli i njohur në Gjakovë?

Share Post

Kosovë

news image

sinjali

Sinjali.com

08 Shtator 2026 17:18


Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka mbyllur restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, që ndodhet te Liqeni i Radoniqit në Gjakovë.

Sipas Pacollit, mbyllja është bërë për shkak të rrezikut që objekti paraqet për ujin e pijshëm, ndërsa theksoi se me këtë veprim i është dhënë fund veprimtarisë së restorantit në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Pacolli ka shkruar: “Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë duke i dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit”, ka shkruar ajo.

Ministrja në detyrë ka paralajmëruar se institucionet do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura në Kosovë.

“Si Ministri, do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës. Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!”, ka shkruar tutje Pacolli.

Mbyllja e objektit vjen pas një njoftimi të Pacollit më 21 gusht, kur ajo kishte bërë të ditur se restoranti do të mbyllej, por pronarëve u ishte dhënë një afat prej 10 ditësh.

Në atë kohë, nga restoranti kishin deklaruar se ende nuk kishin pranuar vendim zyrtar për mbyllje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/