Article
•
•
1 min read
Atifete Jahjaga mahnit me fustanin e zi, çfarë po komentohet?
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, duke u shfaqur elegante dhe plot stil.
Jahjaga shkëlqeu në një dasmë, ku u paraqit me një fustan të zi me prerje unike, i cili i theksonte elegancën dhe paraqitjen e saj.
Ajo e kompletoi pamjen me grim të kuruar, ndërsa vëmendjen e morën edhe buzët e kuqe, që i dhanë një tjetër hijeshi dukjes së saj, shkruan Kosovarja.
Me këtë paraqitje, Atifete Jahjaga dëshmoi edhe një herë se eleganca dhe klasi nuk dalin kurrë nga moda.

