Article
•
•
1 min read
Pse prania e Vudi Xhymshitit në Hagë ngjalli kaq shumë reagime?
Është tensionuar situata para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku sot pritet të shpallet verdikti për ish-krerët e UÇK-së.
Gazetari Vudi Xhymshiti është parë pranë objektit të Gjykatës Speciale, ndërsa prania e tij ka shkaktuar reagime dhe tensione mes qytetarëve të mbledhur në këtë zonë.
Disa prej të pranishmëve janë revoltuar dhe kanë kërkuar largimin e tij nga zona, ku qytetarët janë mbledhur për të përcjellë nga afër zhvillimet dhe shpalljen e vendimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!