Browse

Article 1 min read

Çfarë ndodhi me 21-vjeçaren në Vlashnje? Detaji që ngre pyetje

Share Post

Kosovë

news image

sinjali

Sinjali.com

17 Shtator 2026 08:13


Pas një aksidenti të rëndë trafiku, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare Anita Hoxhaj.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur një familjar përmes një postimi prekës, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e të resë.

“Lusim Zotin që shpirtin e saj ta mëshirojë dhe ta bëjë prej luleve të Xhenetit”, thuhet në reagimin e familjarit.

Aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 20:25, në rrugën që çon në drejtim të fshatit Kobaj, në Vlashnje të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Sinjalin se 21-vjeçarja ishte goditur nga një automjet dhe më pas ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Megjithatë, rreth orës 21:00, Policia është njoftuar nga spitali se e reja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me konsultimin e prokurorit kujdestar, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/