Browse

Article 1 min read

Endrit Thaçi në dy botë të ndryshme, çfarë po thotë TikTok?

Share Post

Teksa del në protesta, Endrit Thaçi po bëhet viral në TikTok për një arsye krejt tjetër: Pamjen e tij.

Djali i Hashim Thaçit është shfaqur këto ditë më shumë në publik, pas vendimit të Gjykatës Speciale që e dënoi në shkallë të parë ish-presidentin me 25 vjet burgim. Endriti ishte gjithashtu pjesë e protestës së mbajtur në Prishtinë pas vendimit, së bashku me familjarë të ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Por ndërkohë që ai po përballet publikisht me një periudhë serioze për familjen, TikTok-u po bën atë që di të bëjë TikTok-u

Qindra edits me Endritin po qarkullojnë në rrjet, disa edhe me këngë si “Hajde ma knej” të Dafina Zeqirit, duke mbledhur mijëra pëlqime, ruajtje dhe shpërndarje.

Dhe komentet? Një pjesë e vajzave duket se tashmë e kanë shpallur crush-in e ri të TikTok-ut.

“Si babai, si i biri”, “po i bukur”, janë disa nga komentet ndërsa një tjetër shkruan me humor: “I tranoj qikat qyky, u bo viral gjithkun”.

Por jo të gjithëve po u pëlqen ky trend.

“O ma, se nuk është momenti”, shkruan një komentues, ndërsa të tjerë thonë se situata nëpër të cilën po kalon familja e tij është tepër serioze që vëmendja të zhvendoset te pamja apo edits-et.

Kështu, brenda pak ditësh Endrit Thaçi është gjendur në dy botë krejt të ndryshme: në shesh duke mbështetur të atin dhe, paralelisht, në TikTok… si protagonisti i ri i qindra edits-eve.

Ndërkohë, vetë ai po shfrytëzon rrjetet sociale për mobilizim. Endriti ka bërë thirrje për një tjetër protestë sonte nga ora 21:00 në sheshin “Skendërbe”.

/Prive By Liberta Spahiu