Identifikimi i tretë në Mitrovicë që po ngjall emocione
Ekskluzive
![]()
Sinjali.com
19 Shtator 2026 16:26
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se është identifikuar edhe personi i tretë nga 23 mbetjet mortore të zhvarrosura së fundmi në Mitrovicë.
Gazeta Sinjali ka mësuar se bëhet fjal për Sali Mziun, me profesion bujk, identiteti i të cilit është konfirmuar pas përfundimit të procedurave për identifikimin e mbetjeve mortore.
Sinjali raportoi më herët ekskluzivisht se në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur në Mitrovicë, janë identifikuar edhe Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci, veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare.
Sipas burimeve të Sinjalit, identitetet janë konfirmuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas përfundimit të procedurave për identifikimin e mbetjeve mortore të nxjerra nga vendi i zhvarrimit.
Me identifikimin e Sali Mziut, numri i personave të identifikuar nga 23 mbetjet mortore të zhvarrosura në Mitrovicë shkon në tre.
Ky proces paraqet një hap të rëndësishëm në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe në dhënien e përgjigjeve për familjet që kanë pritur me vite për fatin e të afërmve të tyre.
Zhvarrosja dhe identifikimi i mbetjeve mortore në Mitrovicë është pjesë e përpjekjeve për të zbardhur fatin e personave ende të pagjetur dhe për t’ua kthyer familjeve mbetjet e të dashurve të tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!