Browse

Article 1 min read

27 Vite Mister: E Vërteta për Idriz Rrecajn

Share Post

Kosovë

news image

sinjali

Sinjali.com

20 Shtator 2026 11:43


Gazeta Sinjali ka raportuar dje për identifikimin e tre viktimave nga mbetjet mortore të gjetura në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, në veri të vendit, ndërsa njëri prej tyre është Idriz Rrecaj.

Pas 27 vitesh pritje, identifikimi i tij është konfirmuar përmes analizave të ADN-së.

Shpëtim Rraci, djali i Idriz Rrecajt, ka bërë të ditur se familja është informuar zyrtarisht nga institucionet për identifikimin e tij.

“Pas 27 vitesh pritje, dhimbje dhe pasigurie, morëm lajmin nga institucionet tona që nga laboratori i ADN-së në Hagë është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i prindit tim, Idriz Rrecaj”, ka shkruar ai.

Rraci ka thënë se me këtë konfirmim i ka ardhur fundi edhe pritjes së gjatë për të mësuar fatin e babait të tij.

“Pyetjes ‘Ku është Idriz Rrecaj?’ i erdhi fundi. Pas 27 vitesh, më në fund kemi përgjigjen që e kemi pritur për kaq gjatë”, ka shtuar ai.

Ai ka shprehur mirënjohje për institucionet dhe të gjithë personat që ndër vite kanë punuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Mirënjohje e thellë për të gjitha institucionet e shtetit dhe për çdo person që ka punuar ndër vite për zbardhjen e fatit të tij dhe të personave të zhdukur”, ka shkruar Rraci.

Në fund, djali i Idriz Rrecajt ka përcjellë edhe mesazhin: “GJAKU NUK HUMB KURRË!”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/