Fotoja në rrjete sociale që çoi Policinë tek 24-vjeçari: Çfarë ndodhi në Prishtinë?
Një fotografi e publikuar në rrjete sociale, ku shihet një person me një armë të gjatë në dorë dhe katër armë të tjera të vendosura mbi tavolinë, ka aktivizuar Policinë dhe ka çuar deri te identifikimi i një 24-vjeçari.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Labinot Salihin, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor Veriu pas trajtimit të informatës lidhur me fotografinë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Salihi është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe në praninë e avokatit mbrojtës.
Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohet procedurë për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas intervistimit, 24-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!