Browse

Article 1 min read

Ish-pjesëtari i UÇK-së arrestohet: Çfarë ndodhi në kufi?

Share Post

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, është arrestuar të martën mbrëma në Maqedoninë e Veriut, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Sipas një njoftimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, Pushkolli është arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Hani i Elezit, ndërsa në njoftim thuhet se arrestimi lidhet me faktin se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

“Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, thuhet në postimin e tij.

Ky nuk është rasti i parë kur një ish-pjesëtar i UÇK-së arrestohet në një shtet të rajonit në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.

Para dy vjetësh, ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, ishte arrestuar në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu në bazë të një urdhërarresti të Serbisë. Ai më pas ishte liruar me kusht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/